Xhudistja nga Peja e filloi mirë rrugëtimin e saj parë te medalja e artë, pasi i fitoi të tri përballjet në mënyrë të pastër, duke e përmbyllur mjaft mirë edhe finalen.

Për këtë triumf të Distrisë, shumë media ndërkombëtare gjetën hapësirë që të shkruajnë për medaljen e artë të parë për Kosovën në këto Lojëra Olimpike.

Reuters e kishte titullin: “Distria ia fiton Kosovës medaljen e parë të artë në xhudo në Tokio 2020”.

Shkrimi nga Reuters/Prsc

Një titull të bukur e kishte edhe The Washignton Post: “Kosova përshëndet medaljen e artë të Krasniqit në xhudo në Lojërat e Tokios”.

Shkrimi nga The Washignton Post/Prsc

Për fitores e Distrisë ka shkruar edhe Associated Press, duke e përmbledhur më shumë garuesit që morën medalje në ditën e parë të Lojërave Olimpike.

Shkrimi nga Associated Press/Prsc

Kujtojmë se Pejania ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.

Xhudistja jonë u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’, duke siguruar finalen e madhe.

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti për ta bërë krenare gjithë Kosovën.