Me ndezjen e flakadanëve në “Natën e Zjarreve” në Prekaz dhe koncertin në Skenderaj ka përfunduar manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndezja e flakadanëve u bë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në orën 18:00 në shtatë rajone të Kosovës janë ndezur flakadanë në kujtim të Epopesë së UÇK-së dhe familjes Jashari.