Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosova“Me ministrat e deputetët që ka LV s’po i duhet opozita, çdo...

“Me ministrat e deputetët që ka LV s’po i duhet opozita, çdo ditë nga një skandal”

Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar kabinetin e Qeverisë Kurti dhe deputetët e VV-së. Në një shkrim në Facebook, Zogaj ka thënë se cdo ditë ministrat e kësaj Qeverie po kryejnë skandale dhe se nëse vazhdohet me këtë rritëm nuk do të ketë nevojë fare për opozitë.  

Zogaj ka thënë se nuk ka asnjë Qeveri që ka prodhuar kaq shumë skandale brenda 100 ditëve të para.

“Me ministra e deputetë që ka LV, nuk po i duhet shumë opozita. Për cdo ditë nga një skandal, e me raste brenda ditës ka 2-3 të tillë, s’po duket shumë e nevojshme puna e opozitës. Nuk ka qeveri që pa i bërë 100 ditë të ketë prodhuar kaq shumë skandale, të ketë qenë kaq shumë kontradiktore dhe komplet e hutuar”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.

Zogaj po ashtu ka bërë sarkazëm me parimet e VV-së për dialogun me Serbinë duke thënë se të gjitha premtimet e kryeministrit Albin Kurti u arritën.

“Po me rëndësi që “reciprocitetin me Serbinë e vendosëm, kërkim-faljen nga Serbia e morëm, si dhe të pagjeturit i kthyem. Të gjitha këto ndodhen përpara se Albini me shku me u taku me Vucicin. Cka do njeri me shume prej KM Kurti, vec edhe ndonjë kushëri me e shti në punë”, shtoi Zogaj.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments