Monday, April 29, 2024
HomeLajmeMbyllet rruga “Muharrem Fejza”, bëhet asfaltimi final

Mbyllet rruga “Muharrem Fejza”, bëhet asfaltimi final

Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, segmenti i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse prej rrethrrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi” është mbyllur për qarkullim.

Kjo për shkak të punimeve që do të ndodhin në këtë rrugë me ç‘rast do të bëhet përgatitja dhe asfaltimi i shtresës finale.

Sipas njoftimit të komunës së Prishtinës qarkullimi do të mbyllet edhe nesër, nga ora 08:00.

Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë:

“Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që automjetet mos t’i parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion”, thuhet në njoftim.

IndeksOnline ju sjell fotografitë ku shihet se punëtorët kanë vendosur rrethojat që paraqesin ndalimin e qarkullimit për shkak të punimeve:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments