Friday, May 3, 2024
HomeSportMbyllet pjesa e parë, Shqipëria në disavantazh prej një goli ndaj Italisë

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në disavantazh prej një goli ndaj Italisë

Para pak çastesh përfundoi pjesa e parë në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë.

45 minutat e parë në stadiumin “Air Albania” u mbyllen me rezultatin 1:2 në të mirë të “Azurrëve”.

“Kuqezinjtë” kaluan të parët në epërsi në minutën e 16-të, falë një goli të bukur të shënuar me kokë nga Ardian Ismajli.

Megjithatë, italianët reaguan shpejt dhe përmbysen rezultatin.

Fillimisht shënoi Giovanni Di Lorenzo në minutën e 20-të, kurse pas pesë minutave shënoi edhe Vincenzo Grifo.

/Gazeta Express/

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments