Friday, May 17, 2024
HomeSportMbyllet pjesa e parë pa gola mes Holandës dhe Norvegjisë

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Holandës dhe Norvegjisë

Dy kombëtaret janë duke u përballur mes vete në sfidën vendimtare të grupit.

Pjesa e parë e ndeshjes mes Holandës dhe Norvegjisë është mbyllur baras 0-0.

‘Tulipanët’ ishin më të rrezikshëm nga fillimi në tentim të gjejnë golin e epërsisë.

Arnaut Danjuma dhe Memphis Depay patën rastet më të mira, por nuk arritën t’i konkretizojnë.

Në anën tjetër Norvegjia nuk tregoi pothuajse asgjë, pasi nuk pati asnjë goditje drejt portës.

Përkundër dominimit të holandezëve në posedim dhe në raste shënimi, pjesa e parë u mbyll baras pa gola.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që po luhen nga ora 20:45.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments