Friday, May 3, 2024
HomeSportMbyllet baras pjesa e parë në “Wembley”, gjithçka mbetet e hapur ndërmjet...

Mbyllet baras pjesa e parë në “Wembley”, gjithçka mbetet e hapur ndërmjet Italisë dhe Spanjës

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Italisë dhe Spanjës.

 

Sapo ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales ndërmjet Spanjës dhe Italisë në “Wembley”.

Ndeshja në pjesën e parë ishte dinamike, megjithatë spanjollët patën iniciativën dhe rastet ndërsa italianët dukeshin paksa të çkoordinuar si skuadër.

Dani Olmo pati një rast të mirë, por intervenimi bravoroz i Donnarummas e shpëtoi Italinë.

Spanja pati gjithsej pesë tentime dhe Italia nuk rrezikoi portën e Simon përpos rastit të Barellas, i cili ishte në pozitë jashtë loje.

Në fund të pjesës së parë, ishte Emerson i cili pati një rast të mirë, por goditi shtyllën.

Rezultati i pjesës së parë, Italia 0-0 Spanja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments