Sunday, May 19, 2024
HomeSportMbyllen pjesët e para: Holanda në epërsi të trefishtë, pa gola në...

Mbyllen pjesët e para: Holanda në epërsi të trefishtë, pa gola në Maqedoni

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

 

Gjermania është duke luajtur pa gola ndaj Maqedonisë Veriore, gjersa Holanda është në epërsi të trefishtë ndaj Gjibraltarit.

Golat për holandezët gjatë kësaj pjese u shënuan nga Van Dijk (9′) dhe Memphis Depay (21′ & 45+3′).

Ndërkohë që në grupin ku gjendet Holanda, janë duke u zhvilluar edhe dy sfida të tjera interesante, mes Norvegjisë dhe Malit të Zi, dhe Letonisë me Turqinë.

Norvegjia është duke fituar 1-0 pas pjesës së parë, me golin nga M. Elyounoussi, gjersa Turqia është duke luajtur pa gola ndaj Letonisë.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve që janë duke u zhvilluar:

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments