Cristiano Ronaldo ka realizuar një gol spektakolar në sfidën Al-Nassr – Abha.

Sulmuesi portugez e ka nisur si gjithmonë nga minuta e parë ndeshjen, derisa skuadra e tij pas 45 minutave të parë e pa vetën në disavantazh 0-1.

Por 11 minuta para fundit të ndeshjes, në skenë doli pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ për t’i barazuar shifrat në 1-1.

CR7 ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë prej një distance prej më shumë se 30 metrave.

 

Goli i Ronaldos po konsiderohet si ndër më të mirët të këtij edicioni në elitën e futbollit arab.

E pesë minuta pasi Ronaldo barazoi shifrat në 1-1, Al Nassr realizoi edhe golin e dytë.

Mesfushori brazilian Anderson Talisca mori përsipër penalltinë e fituar dhe realizoi për përmbysjen e madhe./