Thursday, February 2, 2023
HomeSportMbappe shkeli rregullat, pritet të dënohet nga FIFA

Mbappe shkeli rregullat, pritet të dënohet nga FIFA

Kylian Mbappe raportohet se do të dënohet nga FIFA.

Sipas “ESPN”, sulmuesi i Paris Saint-Germainit do të dënohet pasi nuk i është përmbajtur rregullave

Dënimi thuhet se do t’i shqiptohet pasi ai nuk ka pranuar të flasë për mediat pas ndeshjeve, në të cilat ai e mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.

Mbappe e fitoi dy herë këtë çmim, rrjedhimisht e shkeli dy herë edhe këtë rregull.

Ai dhe Federata Franceze e Futbollit (FFF) ishin të informuar se çfarë do të ndodhte nëse sulmuesi do ta bënte këtë për herë të dytë, megjithatë, kjo nuk e pengoi Mbappe të përsëriste shkeljen pas fitores ndaj Danimarkës.

Si rezultat i kësaj, 23-vjeçari dhe FFF janë të vendosur të ndajnë gjobën që do të shkaktohet nga FIFA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments