Tuesday, May 14, 2024
HomeLajmeKosovaMatoshi thotë se Vitia dëshmoi plogështi sistemi kur refuzoi vaksinat

Matoshi thotë se Vitia dëshmoi plogështi sistemi kur refuzoi vaksinat

Analisti kosovar, Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia se kanë refuzuar vaksina për shkak se kanë pasur drojtjen mos nuk po mund të administroheshin me kohë dhe do të skadonin.

 

Matoshi ka shkruar se një gjë e tillë thënë nga Vitia dëshmon për një plogështi sistemi.

Postimi i Matoshit:

Qeveri popullore dhe populli – Qeveri
Qeveria e Kosovës ka refuzu vaksina AstraZeneca donacion nga Republika Çeke dhe Polonia, sepse thjesht nuk ka besu në produktin e Oxfordit, tue qenë vet viktimë e konspiracioneve se kinse kjo vaksinë shkakton mpiksjen e gjakut!?
Kjo âsht Qeveri bestyte – t’bamesh e hajmalishë – që nuk i beson shkencës, sepse ka ardhë në pushtet përmes Fake News (lajmeve të rrejshme) dhe popullizmit.
Kjo âsht vërtet Qeveri popullore, kundër shkencore e që beson në komplote.
Ministri Arben Vitia dëshmoi plgështinë e sistemit kur tha se kishin dro se nuk mund të administroheshin dhe mund të skadonin!?
Dëshmi për këtë, pos refuzimit të këtyne donacioneve që e pranoi Vitia, âsht edhe mungesa totale e fushatës vetëdijësuese nga ana e Ministrisë dhe Institutit kombëtar të shëndetit publik, që Astra Zeneca âsht ndër vaksinat ma efektive dhe e pranueme nga OBSH dhe Agjencia Evropiane e Barnave, sëkëndejmi Qeveria hodhi 133 mijë doza të kësaj vaksine sepse u skadoi afati i përdorimit.
Ndërsa tash e dhetë ditë, mesatarisht 30 familje në ditë qajnë të dashtunit e tyne t’dekun!?
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments