Sunday, April 28, 2024
HomeBotaMarrja e dozës së katërt të vaksinës Anti-Covid, pesëfishon nivelin e antitrupave

Marrja e dozës së katërt të vaksinës Anti-Covid, pesëfishon nivelin e antitrupave

Doza e katërt e vaksinës Anti-Covid pesëfishon nivelin e antitrupave një javë pas vaksinimit, sipas një deklaratë të kryeministrit izraelit Naftali Bennett.

“Marrja e dozës së katërt pesëfishon nivelin e antitrupave, duke reduktuar në këtë mënyrë edhe numrin e të shtruarve në spital”, tha ai.”

Izraeli ka luajtur një rol udhëheqës në studimin e efekteve anësorë të vaksinës Anti-Covid dhe është vendi i parë që vaksinoi shumicën e popullsisë me dy doza dhe vendi i parë që gjithashtu miratoi dozën e tretë përforcuese.

Tani vendi ka filluar administrimin e dozës së katërt të vaksinës Pfizer / BioNTech për personat mbi 60 vjeç, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët me imunitet të dobët./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments