Thursday, May 16, 2024
HomeSportMarca: Bernardo Silva në Arabinë Saudite

Marca: Bernardo Silva në Arabinë Saudite

Bernardo Silva pritet të kalojë në Arabinë Saudite, raporton mediumi spanjoll Marca.

Pas disa transferimeve në Arabinë Saudite në moshë të shtyer, tani pritet të vijë një i moshës më të re.

“Portugezi është çelësi që hap derën për një dimension të ri në futbollin saudit. Një futbollist kyç në Manchester City kampion i Ligës së Kampionëve, kampion i Premierligës dhe kampion i FA Cup, yll i skuadrës portugeze … me pak fjalë, një top 10 i botës që në moshën 28-vjeçare mbush valixhet dhe largohet nga elita evropiane për të udhëhequr elitën saudite”, thuhet në artikullin e Marcas.

Ardhja, praktikisht e mbyllur, e Bernardo Silvës në Pro Ligën Saudite është një paralajmërim serioz për klubet evropiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments