Friday, May 3, 2024
HomeLajme“Mandati i katërt, antikorrupsion”, Rama premton se do të fuqizojë strukturat brenda...

“Mandati i katërt, antikorrupsion”, Rama premton se do të fuqizojë strukturat brenda institucioneve

Kryeministri Edi Rama ka shpallur premtimin kryesor elektoral për betejën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, luftën kundër korrupsionit.

Kryesocialisti Rama ka zgjedhur bashkëbisedimin me ish-deputetin demokrat Mark Marku, për të deklaruar se nëse fiton një mandat të 4 në krye të qeverisë, atëherë sfida kryesore do të jetë lufta kundër fenomenit të korrupsionit.

“Lufta me korrupsionin nuk është thjeshtë lufta e drejtësisë, është një luftë për të pasur në gjithë frontin e institucioneve një soliditet dhe një kapacitet që ia ngushton maksimalisht korrupsionit hapësirat”,tha Rama.

Vizioni i shefit të qeverisë është që krahas konsolidimit të reformës në drejtësi, institucionet shtetërore të reformohen për të parandaluar korrupsionin

“Se në fund të fundit çfarë është korrupsioni në thelb? Korrupsioni në thelb është alternativë e një shërbimi të munguar. Alternativë e një të drejtë të mohuar, alternativë e një meritë të paplotësuar për atë që nuk e marr dot në rrugë të ligjshme dhe në rrugë të drejtë, atëherë përpiqem që ta marr duke shkuar duke paguar etj etj”, u shpreh kryeministri.

Në pranverën e vitit 2025 do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe Edi Rama do të kërkojë nga qytetarët t’i besojnë një mandat të 4 në krye të qeverisë, një besim që në 3 dekadat e fundit asnjë forcë politike nuk e ka marrë në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments