Friday, April 19, 2024
HomeSportManchester United fiton në minutat e fundit

Manchester United fiton në minutat e fundit

Manchester United ka fituar në minutat e fundit në Premier Ligë sonte falë një goli të shënuar nga Marcus Rashford në minutën e tretë shtesë të pjesës së dytë.

Fitore tepër e vështirë e Manchester United sonte kundër West Ham United.

Djajtë e kuq kanë arritur fitore në minutat e fundit kundër skuadrës londineze, West Ham United me rezultat 0-1.

Mundësinë e parë për të shënuar në këtë ndeshje e pati Cristiano Ronaldo në minutën e 36-të të pjesës së parë. Ai depërtoi në zonë por doli që është në pozitë jashtë loje. Ky ishte rasti i vetëm më serioz që u regjistrua në pjesën e parë.

Pjesa e dytë prapë filloi me një sulm të Manchester United. Fred bëri një goditje të fortë por Alphonse Areola bëri një pritje brilante për t’ia mohuar golin Unitedit.

United do të rrezikonte përsëri në minutën e 82-të. Kësaj radhe ishte Bruno Fernandez që u rrezua në zonë të 16 metërshit dhe ai kërkoi penallti. Por, gjyqtari i ndeshjes nuk mendoi kështu.

West Ham ishin shumë afër golit në minutën e 88-të të ndeshjes. Tomas Soucek e gjeti mirë në zonë Jarrod Bowen por ky i fundit goditi fuqishëm duke goditur vetëm rrjetën e jashtme të portës së De Geas.

Në minutën e fundit të takimit, Ronaldo pati një mundësi të mirë për të shënuar. Ylli portugez goditi fuqishëm por portieri përsëri ishte në vend dhe priti goditjen e tij.

Derisa luhej minuta e tretë shtesë e ndeshjes, Ronaldo nisi një aksion ku pasoi të Martial, Martial të Cavani i cili në krahun e majtë pa të lirë Marcus Rashford te i cili pasoi dhe United shënuan gol që i dha tri pikë kësaj skuadre.

Ky gol kishte mundur edhe të anulohej po që se do të shikohej në VAR pasi që Cavani ishte më lart, por që gjyqtarët anglez nuk menduan kështu dhe goli u konsiderua i rregullt.

Pas kësaj fitoreje United është në vendin e katër në Premier Ligë me 38 pikë, një më shumë se West Ham që është në vendin e 5-të. Por, United ka 2 ndeshje më shumë se Arsenali që është në vendin e shtatë dhe tri më shumë se Tottenham që është në vendin e 5-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments