Friday, March 29, 2024
HomeLajmeManastiri i Deçanit renditet si objekt i rrezikuar në Evropë, Janiq e...

Manastiri i Deçanit renditet si objekt i rrezikuar në Evropë, Janiq e cilëson lajm të mirë

Federata paneuropiane Europa Nostra e ka radhitur Manastirin e Deçanit një prej shtatë objekteve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore. Këtij lajmi i është gëzuar Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janiq, i cili tha se ky rangim do të kthejë vëmendjen drejt këtij objekti fetar për ta mbrojtur.

“Jam shumë i nderuar që Manastiri i Deçanit është në listën e shtatë objekteve më të rrezikuar. Jam thellësisht i bindur se do të kontribuojë ndjeshëm në mbrojtjen e trashëgimisë sonë të pacenueshme në Kosovë dhe do të rrisë ndërgjegjësimin se trashëgimia kulturore ka për qëllim të na bashkojë më shumë sesa të na largojë”, tha ai.

Europa Nostra është një Federatë paneuropiane për trashëgiminë kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës.

Është zëri i kësaj lëvizje për organet përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimit Europian, Këshillin e Europës dhe UNESCO-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments