Saturday, February 14, 2026
HomeBotaMachado i dhuroi “Nobelin e Paqes” në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Gjest...

Machado i dhuroi “Nobelin e Paqes” në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Gjest i bukur respekti, nder i madh ta takoja

Një takim me një simbolikë të veçantë u zhvillua të enjten në Shtëpinë e Bardhë, ku liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, i ofroi Donald Trumpit Çmimin Nobel për Paqe që i ishte akorduar asaj në muajin dhjetor, një veprim që nxiti debat dhe reagime në arenën ndërkombëtare.

Trump e konfirmoi takimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar Machadon si “një grua të jashtëzakonshme” dhe gjestin e saj si “një shenjë respekti të ndërsjellë”.

“Ishte një nder i madh të takoja sot María Corina Machadon nga Venezuela. Ajo është një grua e jashtëzakonshme që ka kaluar shumë vështirësi. María më ofroi Çmimin e saj Nobel për Paqe për punën që kam bërë. Një gjest kaq i bukur respekti të ndërsjellë. Faleminderit, María!”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments