Thursday, May 9, 2024
HomeLajmeKosovaLulëzojnë monedhat e falsifikuara, në një bankë deponohen 251 monedha nga 2...

Lulëzojnë monedhat e falsifikuara, në një bankë deponohen 251 monedha nga 2 euro false

Në një bankë në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë janë deponuar dje 251 monedha nga 2 euro false

Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments