Thursday, March 28, 2024
HomeSportLukaku ‘thumbon’ Ibrahimovicin: Zoti i vërtetë ka kurorëzuar mbretin e Milanos

Lukaku ‘thumbon’ Ibrahimovicin: Zoti i vërtetë ka kurorëzuar mbretin e Milanos

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku vazhdoi ta festonte Scudetto me një ‘thumb’ drejtuar sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.

 

Inter fitoi Scudetton e parë në 11 vitet e fundit dhe belgu ishte ndër më meritorët që i ndihmoi klubit të ‘thyejë’ dominimin e Juventusit për plotë nëntë vite.

Me 21 gola në 33 ndeshje, Lukaku është golashënuesi kryesor i Interit këtë edicion.

Pas betejës ‘Mbreti kundër Zotit’, 27-vjeçari ka ‘thumbuar’ sërish suedezin përmes një postimi në Twitter.

“Zoti i vërtetë ka kurorëzuar mbretin. Tani, përkulu. Mbreti i Milanos”, shkroi ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments