Thursday, April 25, 2024
HomeTjeraKulturaLShK akuzon Ministrinë e Kulturës: Po mbyll METAFORËN

LShK akuzon Ministrinë e Kulturës: Po mbyll METAFORËN

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka reaguar për mosfinancimin e revistës së vetme letrare-artistike METAFORA nga Ministria e Kulturës e Kosovës.

 

LShK në reagimin e saj thekson se ky vendim absurd me një arsyetim të paarsyeshëm po u pamundëson shkrimtarëve dhe studiuesve të letërsisë publikimin e krijimeve letrare, publicistike e shkencore, që ishte një dritare nga mund të shihej veprimtaria e LSHK-së dhe e krijuesve të gjithë hapësirës sonë.

“Aty publikoheshin kumtesat, poezitë, prozat, pjesët dramatike dhe shkrime kritike e eseistike të krijuesve më të afirmuar e të atyre që bënin hapat fillestarë në krijimtarinë letrare. Edhe pse qe njëmbëdhjetë vjet kanë dalë nga tre e katër numra në vit të “Metaforës” dhe është financuar me mjete mjaft modeste, është botuar pa honorarë të autorëve, tani qenka gjetur një “shkak” se gjoja LSHK-ja qenka OJQ dhe nuk iu mundësuaka financimi? Dihet se “Metafora” është shpërndarë gjithandej dhe në manifestime të LSHK-së falas. Por Ministria e Kulturës e Kosovës “e pa të arsyeshme” ta mbyllë të vetmen dritare të shkrimtarëve, pa të cilët nuk mund të ketë vepra letrare, teatër, film, seri e krijimtari të tjera”, thuhet në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments