Friday, April 26, 2024
HomeSportLondra është e kaltër

Londra është e kaltër

Chelsea ka arritur që ta fitojë derbin e qytetit kundër Tottenham, duke e mposhtur skuadrën e Antonio Contes me rezultat 2-0. Hakim Ziyech (48) dhe Thiago Silva (55) shënuan për Blutë e Londrës. Kane shënoi një gol në pjesën e parë por që u anulua pasi që më parë ishte shkaktuar faul në një lojtar të Chelsea

Chelsea e ka bërë sonte Londrën të vishet me të kaltër.

Kjo pasi që Blutë e Londrës e kanë mposhtur skuadrën nga Londra Veriore, Tottenham Hotspur për të arkëtuar tri pikë të arta në ndjekjen e tyre për titull kampioni deri në fund të sezonit.

Qysh në fillim Chelsea rrezikoi. Calum Hudson-Odoi u shkëput mbi mbrojtjen e Tottenham por nuk arriti ta godas si duhet topin i cili përfundoi afër shtyllës së majtë të Hugo Lloris.

Pas këtij rasti ndeshja ishte me e qetë deri në minutën e 40-të kur Tottenham shënoi një gol. Por, gjyqtari i ndeshjes, Paul Tierney e anuloi atë pasi që më parë ishte shkaktuar faul në sulm tek mbrojtësit e Chelsea.

Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea do të vinte të goli i parë.

Hakim Ziyech u lirua për mrekulli, goditi topin me trinën e tij të brendshme aq saktë saqë ai përfundoi në trekëndëshin e portës së Hugo Lloris duke e zhbllokuar këtë sfidë me një gol të bukur në minutën e 48-të.

Ziyech ishte afër të shënonte edhe një gol një minutë më vonë por Lloris kësaj radhe bëri një pritje brilante.

Goli i dytë i Chelsea do të vinte nga një ndërprerje.

Mason Mount bëri një krosim perfekt në zonë për të gjetur aty mbrojtësin veteran, Thiago Silva i cili shënoi gol në minutën e 55-të të ndeshjes.

Harry Kane e pati një mundësi të mirë për të shënuar një gol në minutën e 86-të të ndeshjes, por portieri i Chelsea ia mohoi atij golin.

Kjo fitore e lënë në pozitë të tretë Chelsean por me 47 pikë, një më pak se Liverpool, por Blutë e Londrës kanë dy ndeshje më shumë të zhvilluara se Chelsea.

Tottenham mbetet në vendin e shtatë në Premier Ligë me 36 pikë, 2 më pak se Manchester United në vendin e katër që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se “Gjelat” e Londrës Veriore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments