Friday, April 19, 2024
HomeSportLlapi mposht me përmbysje Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Llapi mposht me përmbysje Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

 

Llapi ka arritur të mposht Prishtinën me rezultat 1-2.

Ndeshja nisi furishëm, me të dyja skuadrat që sulmonin në tentim që të gjejnë golin.

Prishtina arriti të kalojë e para në epërsi përmes Besnik Krasniqit nga penalltia në min e 22′.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Llapin që sulmonte më shumë ndërsa Prishtina u përpoq që të mbronte rezultatin.

Krejt në fund të ndeshjes ndodhi ‘mrekullia’ dhe Llapi arriti të përmbys rezultatin.

Fillimisht ishte Kastriot Selmani që barazoi në min e 90+3′, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Valmir Veliu i dha fitoren e madhe Llapit me golin e tij në min e 95′.

Me këtë fitore tani Llapi ka nëntë pikë në pozitën e nëntë, kurse Prishtina ka 10 pikë në vendin e gjashtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments