Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaLladrovci: Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari po takohen, bashkë vendosin cili kandidon...

Lladrovci: Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari po takohen, bashkë vendosin cili kandidon për kryetar komune

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se beson se bashkëpartiaku i tij, Sami Lushtaku, do të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Komunës së Skenderajt, për t’i lëshuar rrugën përsëri kryetarit të tanishëm, Bekim Jasharit.

Lladrovci në emisionin “Kallxo Përnime” u shpreh se nuk është vendim i mençur nga ana e Lushtakut që të kandidojë për shkak të kaluarës së tij dhe jetëgjatësisë në qeverisje.

Ai shtoi se ka informacione se ka pasur takime mes Lushtakut dhe Jasharit.

“Nuk besoj deri në fund që kandidon Samiu, edhe nuk është mençëm. Unë kam informacione që Samiu dhe Bekimi po takohen, janë taku, jo ma larg se të enjten e kaluar edhe ata vendosin si me kandidu, cili me kandidu. Unë jam i bindur që Sami Lushtaku nuk ka me kandidu e nuk ka me qenë kandidat i Skenderajt. Ka me qenë vetë ai që ka me lëshu rrugë”, tha Lladrovci.

“Nuk i kemi raportet e mira me Samiun, po nuk d.m.th që nesër nuk i bëjmë raportet e mira ose që s’i prishim edhe ma shumë”, tha ai teksa shtoi se Sami Lushtaku nuk ka kurrfarë ndikimi të asnjë lloji.

Më 28 maj 2021, dega e PDK-së në Skenderaj ka konfirmuar kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të kësaj Komune.

Lushtaku ishte tërhequr nga gara për kryetar në zgjedhjet lokale që janë mbajtur në 2017-en. Ai i dha përkrahje anëtarit të familjes Jashari, Bekim Jasharit, si i pavarur.

Për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtë, Jashari ka shprehur gatishmërinë për të rikandiduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments