Tuesday, April 16, 2024
HomeTeknologjiLista e aplikacioneve dhe lojërave më të mira për Android për vitin...

Lista e aplikacioneve dhe lojërave më të mira për Android për vitin 2021

Google tradicionalisht ka lëshuar një listë të aplikacioneve dhe lojërave më të mira për platformën Android.

Jemi afër fundit të vitit 2021 dhe ka ardhur koha që Google të lëshojë aplikacionet dhe lojërat e tij të preferuara Android. Është publikuar edhe një listë e aplikacioneve të preferuara të përdoruesve të Android.

Në përmbledhjen e tij “Më të mirat e 2021”, Google përmendi një numër të madh aplikacionesh dhe lojërash, duke përfshirë disa programe më të vogla dhe të ‘fshehura’.

Titulli i aplikacionit më të mirë iu dha Balance – një mjet relativisht i panjohur për meditim. Kurse ekipi i Play Stor e ka cilësuar Pokemon Unite lojën e preferuar të vitit.

Ajo që është interesante është se përdoruesit e Android (të paktën në SHBA) votuan Paramount + si aplikacionin më të mirë për vitin 2021.

Përveç kësaj, përdoruesit e Android e kanë cilësuar Garena Free Fire MAX si lojën më të mirë.

Duhet të theksohet gjithashtu se aplikacionet më të mira ndryshojnë në varësi të rajonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments