Sunday, October 13, 2024
HomeLajmeKosovaLirak Çelaj flet për ‘opozitën e ardhshme’, vjen reagimi i PDK-së

Lirak Çelaj flet për ‘opozitën e ardhshme’, vjen reagimi i PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së Lirak Çelajt nga kjo parti, në një emision televiziv për të diskutuar, siç thuhet, në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme”.

Në një sqarim për media, Partia Demokratike e Kosovës thotë se vazhdon të bojkotojë RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij, dhe se Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë, por vetëm mendimet e tij personale.

“I ftuari i sotëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme”, Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale.

Duke falënderuar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media”, thuhet në sqarim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments