Saturday, May 18, 2024
HomeSportLiga e Kampionëve vazhdon sonte me dy përballje të zjarrta

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me dy përballje të zjarrta

Sonte na presin dy ndeshje të zjarrta në Ligën e Kampionëve.

Dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Real Madridit dhe Chelseat.

“Los Blancos”, pasi mbetën prapa në luftë për titull në La Liga, krejt fokusin do ta përqendrojnë në Champions.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk e ka fshehur synimin për ta mbrojtur titullin e kampionit evropian.

Italiani ndërkohë e ka vlerësuar lartë kundërshtarin, përkundër faktit se nuk po kalon momente të mira së fundmi, shkruan “Gazeta Express”.

Madrilenët synojnë ta krijojnë një epërsi solide në lojën e parë në “Santiago Bernabeu” para lojës së kthimit në Angli.

Nga ana tjetër, Chelsea i plagosur do ta kërkojë këndelljen në çerekfinale pasi në Premierligë nuk po i ecin kurrqysh punët.

“Blues” me trajnerin e ri, Franck Lampard do të tentojnë të dalin të pamposhtur në tempullin madrilen.

E më pas eventualisht në “Stamford Bridge” ta kërkojnë kualifikimin e madh në gjysmëfinale.

Ndërkohë, sonte do të zhvillohet një derbi italian mes Milianit dhe Napolit.

“Rossoneri” do të mundohen ta përsërisin paraqitjen fantastike që e bënë kundër napolitanëve në ligë, të cilët i mposhtën 4:0.

Kuqezinjtë synojnë ta shfrytëzojnë përvojën evropiane për ta prerë një biletë për në gjysmëfinale.

Ndërkaq, napolitanët kërkojnë ta vazhdojnë mrekullinë e këtij sezoni në Champions.

Ata shihen si favoritë në këto dy përballje me kampionët aktualë italianë, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, trajnerit Luciano Spalletti ia prishi krejt planet mungesa e sulmuesit kryesor, Victor Osimhen.

Megjithatë, Amir Rrahmani me shokë kanë kualitet për të kërkuar rezultat pozitiv në San Siro.

Të dy ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments