Monday, May 6, 2024
HomeLajmeKosovaLiburn Aliu shkon në Beograd për marrëveshjen e hekurudhave

Liburn Aliu shkon në Beograd për marrëveshjen e hekurudhave

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, po qëndron për vizitë në Beograd.

Në kryeqytetin e Serbisë, Aliu nënshkroi bashkë me ministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor marrëveshje që kanë të bëjnë me lidhjen e rajonit përmes hekurudhave, njofton Klankosova.tv.

Në këtë ngjarje kanë folur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar paraprakisht për vizitën e ministrit kosovar në Beograd. Kjo është ndër vizitat e rralla të një zyrtari kosovar në kryeqytetin serb.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments