Wednesday, May 15, 2024
HomeLajmeLiberalizimi i vizave, Aeroporti i Prishtinës gati për shërbime të shtuara

Liberalizimi i vizave, Aeroporti i Prishtinës gati për shërbime të shtuara

Aeroporti i Ndërkombëtar i Prishtinës ” Adem Jashari ” në natën e ndërrimit të mot-moteve, ishte i gatshëm të presë e përcjellë pasagjerë, tash pa viza, gati dy dekada e gjysmë në Kosovën e lirë.

Kalimi në vitin 2024 për qytetarët e Republikë së Kosovës shënoi edhe mundësinë për të udhëtuar lirshëm në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, përveç Britanisë së Madhe, për të vizituar të afërmit e tyre ose për të parë për disa ditë qytetet e tyre të preferuara…

Tashmë, jo pritje të gjata e të mundimshme para ambasadave, por pasaportën në dorë e drejt nëpër pikat kufitare, si kjo në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, për të udhëtuar lirshëm pas dekadash bllokim për shtetasit kosovarë, e që do ta gëzojnë këtë të drejtë të vonuar për ta e si të fundit nga të gjithë evropianët e tjerë.

Në Aeroportin e Prishtinës, në minutat e parë nuk kishte udhëtarë që prisnin për të udhëtuar. Mbase, shumica e qytetarëve kanë planifikuar të udhëtojnë në ditët në vijim, të mos nguten, pas festave të marrin udhë për vizitat e tyre të planifikuara.

Stafi i aeroportit që qëlluan të jenë në orar gjatë ndërrimit të mot moteve sigurisht se kohëve të fundit janë organizuar dhe kanë mbajtur trajnime që tashmë të funksionojnë ndryshe vizavi pasagjerëve – kontrollin e vlefshmërisë së pasaportave, konfirmimin e biletave, kontrolli i sigurisë – por jo edhe kërkesa për posedim të vizave, për vendet e zonës Shengen.

Tua rikujtojmë edhe një herë atyre që tashmë do ta gëzojnë lirinë e lëvizjes – liberalizimi nuk nënkupton që ata mund të qëndrojnë më gjatë sesa është e lejuar dhe këtu padyshim se duhet të kenë kujdes që të mos i thyejnë rregullat e përcaktuara nga vendete zonës Shengen, pasi në të kundërtën iu ndalohet udhëtimi si me vizë ashtu edhe pa të për 5 vitet e ardhshme./RTK/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments