Sunday, May 16, 2021
HomeSportLewandowski konsideron kalimin në Premierligë

Lewandowski konsideron kalimin në Premierligë

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski është duke konsideruar kalimin në Premierligë.

 

Sulmuesi ka kontratë me “Bavarezët” deri në fund të sezonit të ardhshëm, por sipas Bild, në rast që klubi nuk arrin marrëveshje me agjentin e lojtarit, Pini Zahavi, atëherë polaku mund të largohet në verë.

Nëse Bayern nuk negocion për rinovim të kontratës, atëherë sulmuesi mund të kalojë në Premierligë gjatë verës, aty ku ‘rritja e pagës’ nuk do ishte problem.

Lewnadowski është ndër sulmuesit më të mirë në Evropë dhe në të kaluarën ishte i lidhur me klubet si Manchester United dhe Chelsea, gjithashtu edhe me gjigantë evropianë si Real Madrid dhe PSG.

Në rast që vërtet nuk arrihet marrëveshja, Bayern do provojë ta shesë Lewan për 60 milionë euro.

Kjo është vlerë e lartë për një 33-vjeçar, por sulmuesi mbetet në formë vërtetë të frikshme dhe ka shënuar 43 gola në 37 ndeshje këtë edicion.

Me Lewandowskin që kalon në Premierligë, atëherë gjiganti gjerman do hynte në garë për transferimin e Erling Haaland nga rivali Borussia Dortmund.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments