Monday, April 19, 2021
HomeLajmeKosovaLetra e Blinken për dialogun nuk gjen adresë, Kurti e Osmani heshtin...

Letra e Blinken për dialogun nuk gjen adresë, Kurti e Osmani heshtin përballë kërkesës së SHBA-ve

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka kërkuar që ky i fundit të mos vonohet në rifillimin e dialogut dhe që ky proces të vazhdonte ku ka mbetur.

 

Por, deri më tani kjo letër e Blinken ka hasur në vesh të shurdhër.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me letrën e dërguar nga Blinken, por në anën tjetër as presidentja e vendit e cila gëzon kompetenca të politikës së jashtme nuk ka thënë asgjë deri më tani.

Osmani në një takim me ambasadorin holandez i ka thënë atij se prioritet i Kosovës është sigurimi i vaksinave anti-Covid dhe jo dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

Por, sa i përket dialogut, as Kurti e as Osmani duket se nuk e kanë ndërmend të lëvizin nga qëndrimet e tyre se është prioriteti i gjashtë ose i shtatë i tyre.

Blinken e ka përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, të mbajtura më 14 shkurt.

Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

Sekretari Blinken i ka mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës.

Më tej, në letër ai ka thënë se sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Do të keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim, ka thënë sekretari Antony J. Blinken. 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments