Sunday, October 13, 2024
HomeLajmeKosovaLëshohet certifikata e parë e performancës energjetike, konsiderohet si dokumenti më i...

Lëshohet certifikata e parë e performancës energjetike, konsiderohet si dokumenti më i rëndësishëm në Kosovë

Ministria e Mjedisit,  Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka lëshuar të enjten certifikatën e parë të performancës energjetike për ndërtesat në Kosovë, e cila konsiderohet si dokumenti më i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës për secilën ndërtesë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, tha se këtë hap po e fillojnë me ndërtesën e “ish-Rilindjes”, teksa e quajti hap të rëndësishëm në fushën e energjisë në vend.

“Kemi kënaqësinë që po e fillojmë një hap të rëndësishme që po fillojmë më ndërtesën e ‘Rilindjes’ ku jemi dhe vetë dhe do te vazhdojmë më pas. Jemi përcaktuar qartë se qeverinë në politikat tona karshi ndryshimeve klimatike në glob dhe meqë këto ditë është java e aktiviteteve për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë, jemi përcaktu qartë për transicion në energji dhe nga fusha e transportit, por pjesa e efiçiencës është një faktorët kryesorë”, tha ai.

E në fushën e efiçiencës, Aliu falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e ofruar në përgatitjen dhe analizën. Ai tha se synim kanë përfshirjen e të gjitha ndërtesave në vend,

“Certifikata e performancës energjetike në ndërtesa në Republikën ë Kosovës, është dokument i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës për secilën ndërtesë në Republikën e Kosovës. Po fillojmë me dy ndërtesa, po synojmë për të përfshirë të gjitha ndërtesat në vendin tonë, kjo nënkupton përgatitjen e profesionistëve qe do të jenë auditorë dhe do të merren me performancën e tyre, tashmë janë certifikuar 15 trajnerë”, tha ai.

Udhëheqësi për bashkëpunim në Ambasadën gjermane në Kosovë, Daniel Alker, tha se synim kanë përmirësimin e efiçientës në ndërtesat në Kosovë.

“Ky është synimi yni i përbashkët për të përmirësuar eficençën për ndërtesat në Kosovë. Gjermania i ka ofruar mbi 170 milionë euro që nga viti 1999 për bashkëpunim me Kosovën si edhe Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar për ta mbështetur Kosovën drejt energjisë e fushat e tjera të bashkëpunimit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments