Thursday, April 15, 2021
HomeLajmeKosovaLDK në Prizren: Me arrogancë dhe shantazh Haskuka na dëboi nga zyrat...

LDK në Prizren: Me arrogancë dhe shantazh Haskuka na dëboi nga zyrat tona ku veprojmë që 20 vjet

Dega e LDK’së në qytetin e Prizrenit ka vazhduar me akuza ndaj qeverisjes së kryetarit Mytaher Haskuka në Prizren. LDK thotë se pushteti komunal i VV’së po shpërfaq mendësi jo-demokratike, shantazh dhe kërcënim. Kjo për shkak se sipas tyre, kryetari Haskuka e nxori LDK’në nga zyrat me arrogancë dhe shantazh.

Në një shkrim të publikuar në facebook, LDK në Prizren sjell në kujtim kohën kur ishte vendosur që çdo partie që futet në Asamblenë Komunalë t’i ofrohet një zyrë. Kështu u veprua edhe me deputetët e Prizrenit, pa marrë parasysh partinë politike.

Ndërsa sot, sipas LDK’së, Haskuka përmes shantazhit dhe arrogancës i nxori LDK’në nga zyrat e tyre, aty ku veprojnë tash e 20 vjet.

“Me arrogancë e në frymë shantazhi na e sollen sot vendimin për të na dëbuar nga zyret në të cilat LDK vepron pothuajse qe 20 vite”, thuhet në shkrim.

Veprime këto për të cilat thuhet se kishin qëllim afrimin e qytetarit me pushtetin komunal dhe atë qendror.

“Për të gjitha këto, ky pushtet është mbyllur hermetikisht dhe rri duke nxjerrur vendime që ngjajnë me fletrrufetë e kohës së komunizmit. Me arrogancë e në frymë shantazhi na e sollen sot vendimin për të na dëbuar nga zyret në të cilat LDK vepron pothuajse qe 20 vite”, thuhet në shkrimin e publikuar.

Sipas LDK’së në Prizren, Haskuka këto veprime po i bën në prag të zgjedhjeve për shkak se është në panik.

“Afrimi i zgjedhjeve komunale, shihet qartë se tek Kryetari Haskuka, ka filluar të shpërfaq pasiguri dhe panikë. Paaftësia tij për të qeverisur, gjendja e mjerueshme në të cilën e ka sjellur Prizrenin, skandalet korruptive e abuzuese pa fund të administratës komunale, nuk mund ti mbuloi me nxjerrjen nga zyret dhe hudhjen në rrugë të partive opozitare vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale”.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

https://www.facebook.com/LDKPz/posts/3947376525353429

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments