Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaLajm i mirë për Policinë: Mbi 5 mijë policëve iu njihet e...

Lajm i mirë për Policinë: Mbi 5 mijë policëve iu njihet e drejta e pagës së 13-të, shpërblimit dhe shtesave për kualifikim shkollor

Mbi 5 mijë policëve të Policisë së Kosovës iu është njohur e drejta e kompensimit të pagës së 13-të për 4 vite radhazi, nga 2018-ta, shpërblimin jubilar për 4 vite si dhe shpërblimet e shtesave në pagë për kualifikim shkollor.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Policisë së Kosovës, Kastriot Feka.

Feka ka falënderuar zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe Sindikatës, për durimin dhe angazhimin e tyre.

Ky është njoftimi i plotë i Fekës:

Me një dritë optimizmi dhe krenarie, dëshirojmë t’ju njoftojmë se drejtësia ka fituar dhe të drejtat e mbi 5 mijë policëve të Kosovës janë njohur. Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë përkrahjen e saj për kërkesat tona të kohëve të fundit.

Në respekt të punës dhe angazhimit të palodhshëm të policëve, po ju kompensohen të drejtat që ju takojnë, duke përfshirë:

Paga e 13-të për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022

Shpërblimi jubilar për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022

Shpërblimet e shtesave në pagë për kualifikim shkollor për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022.

Ne ju falenderojmë që keni pasur besim në punën tonë dhe për bashkëpunimin tuaj të vyer. Po ashtu, duam të shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës për durimin dhe angazhimin e tyre.

Ky sukses është një kujtesë për punën e palodhshme të të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë rrugëtim drejt drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments