Sunday, May 12, 2024
HomeBotaLajçak në Itali, flet për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak në Itali, flet për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam për zhvillimet e fundit në Ballkan.

 

Ai ka falënderuar Italinë për mbështetjen që i ka dhënë atij në rolin e ndërmjetësuesit të dialogut.

Lajçak ka bërë të ditur se i ka informuar palën italiane për gjendjen aktuale të dialogut.

“E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”, ka deklaruar ai në Twitter.

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik ishte më 16 nëntor. Lajçak zhvilloi takime të ndara me kryenegociatorët, por nuk pati takim trepalësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments