Wednesday, May 15, 2024
HomeLajmeKosovaKy është afati deri kur mund të aplikoni për ndërrim të qendrave...

Ky është afati deri kur mund të aplikoni për ndërrim të qendrave të votimit

Të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të bëjnë kërkesë për ndërrimin e qendrave të votimit për zgjedhjet e 18 tetorit, këtë mund ta bëjnë deri me datën 7 shtator.

 

Këtë e bëri të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burimi Ahmetaj, i cili po ashtu njoftoi se deri më tani kanë pranuar rreth 5 mijë e 600 kërkesa të tilla.

Në mbledhjen e KQZ-së, ai po ashtu njoftoi se vazhdimisht i është bërë thirrje gjithë stafit të këtij komisioni, madje edhe atij permanent që janë angazhuar tani, që të vaksinohen.

“Edhe i gjithë stafi i sekretariatit është njoftuar se nga data 13 shtator e tutje nuk do mund të hyjnë në objektet e KQZ-së pa pasur një dokument vaksinimi”.

Ahmetaj po ashtu propozoi që të ketë një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë që t’u mundësohet gjithë trupave zgjedhorë vaksinimi, në mënyrë që, siç tha, të mos kenë pengesa në procesin e organizimit të zgjedhjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments