Sunday, May 5, 2024
HomeLajmeKosovaKy do të jetë kryeshefi i ri i Postës së Kosovës pas...

Ky do të jetë kryeshefi i ri i Postës së Kosovës pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit

Xhevdet Smakiqi është shkarkuar sot nga pozita e kryeshefit të Postës së Kosovës.

 

Shkarkimin e ka konfirmuar vet ai, duke thënë se vendimi në fjalë ka prapavi politike dhe i njëjti do të ketë  edhe kosto ekonomike.

E lajmi.net ka mësuar se në vend të Smakiqit, në pozitën e kryeshefit pritet të zgjidhet Rafet Jashari.

Ky i fundit, në të kaluarën ishte ushtrues detyre i pozitës së kryeshefit të Postës.

Smakiqi ishte emëruar kryeshef i Postës së Kosovës në muajin mars të këtij viti.

Lajmi.net kishte raportuar për një raport të Inspektoratit, ku thuhej se Smakiqi, sa ishte drejtor në këtë ndërmarrje, e kishte dëmtuar atë me mijëra euro me një veprim të kundërligjshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments