Monday, April 29, 2024
HomeLajmeKush është viktima Iliaz Çali dhe lidhja me grabitjen e Rinasit

Kush është viktima Iliaz Çali dhe lidhja me grabitjen e Rinasit

Një atentat me armë është bërë mbrëmjen e së dielës në aksin Tiranë-Durrës përballë DHL-së, ku viktimë ka mbetur Iliaz Çali.

Viktima është qëlluar ndërsa lëvizte me një mjet “Land Rover”.

Gazetarja e Abc Xhenslia Kodra bën me dije se targat e mjetit me të cilat ai lëvizte janë AB 998 AS, i cili ishte shitur nga Hekuran Xhixha në një pikë ku jepen mjete me qira.

Iliaz Çali nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në 2 korrik të vitit 2016-të pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit, forcat policore duke ushtruar kontroll në të gjitha banesat, gjatë kontrollit rastësor në kërkim të pistave që mund t’i çonin tek grabitësit e parave, gjetën në një banesë 682 rrënjë kanabis.

Në atë periudhë policia vuri në pranga Xhemile Çalin si dhe shpalli në kërkim djalin e saj Iliaz Çali.

Ndërkohë për ngjarjen e së dielës policia ka ngritur postoblloqe në disa si dhe po këqyr kamerat e sigurisë për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

foto
Iliaz Çali

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments