Tuesday, May 7, 2024
HomeLajmeKosovaKusari-Lila mundohet ta arsyetojë Qeverinë Kurti: Jo çdo gjë mund të realizohet...

Kusari-Lila mundohet ta arsyetojë Qeverinë Kurti: Jo çdo gjë mund të realizohet brenda vitit të parë

Në prag të njëvjetorit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka renditur sukseset dhe sfidat e këtij njëvjeçari në qeverisje.

Sipas saj, sfida më e madhe ka qenë menaxhimi i pritjeve të qytetarëve, sepse siç tha ajo, jo çdo gjë mund të realizohet brenda një viti, e premtimet gjithmonë bëhen për një mandat qeverisës.

“Sfidat ka qenë e pashmangshme se do të ishin prezente. Dhe ishin prezente, gjatë gjithë kësaj periudhe prej fillimisht kur ishte sfida e zgjedhjes së Presidentes dhe pastaj me sfida të tjera. Ka një mori problemesh apo akomulime të kërkesave të cilat janë bërë ndër vite dhe nuk kanë arritur të adresohen. Përderisa, me ndryshimin e madh që është bërë në Kosovë me 14 shkurt të vitit të kaluar është besuar se të gjitha ato pritje të qytetarëve do të mund të realizohen brenda vitit. Prandaj, prej sfidave kryesore gjatë këtij viti ka qenë menaxhimi i pritjeve së njerëzve. Jo çdo gjë mund të realizohet brenda vitit të parë por në mandat, për arsye se premtimet në fushatë jepen për mandatin katër vjeçar. Ajo çka ne tashmë e shohim që ka hyrë në një procedurë apo binar të mbarë është funksionimi i shtetit ligjor, rendi dhe ligji, reforma në institucione. Kemi pasur një vit të mbarë në aspektin e zhvillimit të ekonomik.”, tha ajo.

Kurse, deputet i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se gjatë këtij viti nuk pati asnjë progres me Vetëvendosjen në qeverisje, përpos emërimeve e shkarkimeve, rritjen e çmimeve e papunësinë derisa është shtuar sipas tij edhe ikja e qytetarëve nga vendi.

“Pas analizës që e kemi bërë edhe në Grup Parlamentar edhe në subjektin tonë, jemi munduar të gjejmë diçka pozitive për gjatë një viti por nuk ka aq progres. Kemi parë zhargonin e tyre vetëm për keq qeverisjen 20 vjeçare që janë marrë por jo me veprime që është dashur t’i marrin dhe të kenë progres. Nëse e marrim ekonominë nuk ka zhvillim, nëse i marrim çmimet ato kanë vetëm ngritje enorme, nëse e marrim papunësinë , ikjen e shumë e shumë gjëra tjera mendoj se kjo Qeveri përpos atij zhargoni shkarko-ngarko vendimet, nuk kemi parë ndonjë stabilitet”, tha Lekaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments