Saturday, May 4, 2024
HomeLajmeKosovaKurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë të regjistrohen

Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë të regjistrohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të komuniteteve joshumicë që të regjistrohen.

Ai ka thënë se komunitetet joshumicë janë vlerë e identitet i Kosovës dhe se “shoqëria jonë është e pasur” sepse komunitetet joshumicë janë pjesë e saj.

Kurti ka shtuar se regjistrimi nuk është vetëm një shënim statistikor, por deklaratë e fuqishme e identitetit, të drejtave dhe vendit të secilit qytetar.

“Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shtetin tonë. Ai nuk është thjesht një shënim statistikor; është deklaratë e fuqishme e identitetit, të drejtave, dhe vendit të secilit qytetar në shoqërinë tonë. Nuk është thjesht një ushtrim burokratik; është mekanizëm përmes të cilit ne formojmë politika dhe ndajmë burime për të siguruar që çdo qytetar, pa marrë parasysh etninë apo besimin, do të marrë mbështetjen dhe shërbimet që i takojnë. Andaj, mos ngurroni, regjistrohuni!”, është shprehur ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments