Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaKurti tregon nëse do ta vizitojë Luginën e Preshevës

Kurti tregon nëse do ta vizitojë Luginën e Preshevës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media është pyetur nëse do të shkojë në Luginë të Preshevës, meqë i është bërë ftesë.

Kurti ka thënë se do të shkojë një ditë atje, por ka treguar se këtë të hënë në Luginë të Preshevës do të shkojë zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kryeministri gjithashtu ka thënë se vizita e Bislimit dhe ministres Nagavci është paralajmëruar më herët, prandaj edhe Bërnabiq më pas ka bërë kërkesë për vizitë në Kosovë.

“E kemi paraparë një vizitë në Luginë të Preshevës. Dhe zyrtarë të Qeverisë do të shkojnë të hënën. Kur e kanë kuptuar që do të shkojë ministrja e qeverisë time atje, edhe ata kenë kërkuar.

Unë do të shkojë një ditë. Por s’është shkuarja jonë të hënën reagim. Por kur ata e kanë kuptuar që ministrja jonë do të shkojë atje, edhe ata kanë lajmëruar vizitën”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments