Tuesday, April 16, 2024
HomeLajmeKosovaKurti takohet me eurodeputetin Schieder, diskutojnë për prioritetet e qeverisë së re

Kurti takohet me eurodeputetin Schieder, diskutojnë për prioritetet e qeverisë së re

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në vizitë, shefin e delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPO) në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.

 

Kryeministri Kurti e njoftoi eurodeputetin Schieder për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet që pati atje.

Ai foli edhe për prioritetet e qeverisë së re dhe fillimin e procesit të reformave.

Eurodeputeti Schieder konfirmoi mbështetjen për prioritetet e qeverisë, veçanërisht për reformat ekonomike dhe sociale, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti Schieder biseduan edhe për bashkëpunimin rajonal dhe agjendën evropiane, duke vlerësuar rolin proaktiv dhe avokues të Parlamentit Evropian, në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e BE-së për përballimin e pandemisë COVID-19.

Në takim mori pjesë edhe Eva Elleriet, drejtoreshë e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), me të cilën u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm.

Eurodeputeti Schieder dhe znj. Elleriet i dëshiruan sukses kryeministrit Kurti në zbatimin e prioriteteve të qeverisë, që do t’i hapnin rrugë integrimit evropian të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments