Saturday, April 27, 2024
HomeLajmeKosovaKurti pyetet nëse ndjen se ka thyer ndonjë parim në darkë me...

Kurti pyetet nëse ndjen se ka thyer ndonjë parim në darkë me Vuçiqin, kjo është përgjigja

Natën e kaluar në periferi të kryeqytetit të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti darkoi në një tavolinë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në të kaluarën e tij si opozitar, Kurti ka qenë kundër takimeve të tilla.

Ditën e sotme në Prishtinë, Kurti tha se s’kanë qenë kundër dialogut as në të kaluarën.

“E kemi theksuar tash e shumë vite që ne nuk jemi në parim, kundër dialogut por ne nuk duam dialog pa parime”, tha Kurti.

“Unë edhe mbrëmë si kryeministër i Republikës së Kosovës kam përfaqësuar vullnetin e popullit, kam mbrojtur interesat e shtetit dhe gjithnjë duke e pasur për dysheme dhe tavan kushtetueshmërinë dhe ligjin e Kosovës”, shtoi ai.

“Pra, pavarësisht se a ka darkë apo jo dhe pavarësisht se çfarë darke është unë i këtillë jam dhe njësoj ndjehem. Me shumë përgjegjësi për detyrën që mbaj por në të njëjtën kohë edhe me krenari për këtë përgjegjësi që më është besuar”, tha i pari i qeverisë .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments