Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaKurti: Po na e kushtëzojnë anëtarësimin në KiE me dërgimin e draft-statutit...

Kurti: Po na e kushtëzojnë anëtarësimin në KiE me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese – kërkesë absurde

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ndërkombëtarët kanë vendosur një kusht të ri për anëtarësimin përfundimtar të Kosovës në Këshillin e Europës këtë muaj.

Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se diplomatët i kanë kërkuar që ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa tha se nuk do ta bëjnë këtë,

“Pas kushtit që të zbatohet një aktgjykim i Gjykatës Kushteutese, kusht ky që hyn në shtyllën e sundimit të ligjit në kuadër të Këshillit të Evropës, ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në Gjykatën Kushteuese të Kosovës. Ky dokument, i sjellë te ne nga përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialog, Miroslav Lajçak, së bashku me këshilltarët diplomatikë, nuk u pranua më 26 tetor të vitit të kaluar”, tha Kurti.

Kurti tha se “nëse me datë 26 tetor 2023 do të pranohej e nënshkruhej paketa e marrëveshjes në Bruksel, vetëm atëherë ai draft-statut do të mund të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.

Kryeministri tha se draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga BE-ja “dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua”.

“Si i tillë, është një jo-dokument. Pra, është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë e mbetet absurde”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments