Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaKurti për raportin e progresit: 6-mujori i qeverisjes tonë dallon si nata...

Kurti për raportin e progresit: 6-mujori i qeverisjes tonë dallon si nata me ditë me qeverisjen e kaluar

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar raportin e progresit të Komisionit Evropian, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

 

Në një konferencë të përbashkët për media, Kurti ka thënë se ky raport i progresit vlenë për periudhë një-vjeçare, ku Qeveria e tij ka qeverisur për gjashtë muajt e dytë të vitit, shkruan aljmi.net.

“Ne kemi qeverisur në gjashtë muajt e dytë të kësaj periudhe një-vjeçare të raportit, e cila dallon si dita me natë me periudhën gjashtë-mujore paraprake. Në këta gjashtë muaj të qeverisë kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve, që do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por edhe jo vetëm pak vende anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjerash, Kurti ka thënë se për gjashtë muaj qeverisje janë shkatërruar 29 grupe kriminale.

”Në fushën e luftimit të krimit të organizuar kundër korrupsion për gjashtë muaj janë realizuar 519 bastisje dhe 283 operacione policore. Nga 23 marsi kur kemi marrë detyrën zyrtarisht, deri tash kemi shkatërruar 29 grupe kriminale”, ka deklaruar Kurti.

Në anën tjetër, raporti i progresit nga Komisioni Evropian për Kosovën vlerëson ndër të tjerash se propozimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me procesin e vetting-ut në drejtësi, që parashikojnë rivlerësimin e plotë dhe të njëhershëm të të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve, paraqesin një burim shqetësimi serioz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments