Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaKurti nuk tregon a do ta rikthejë Arben Vitinë në Ministrinë e...

Kurti nuk tregon a do ta rikthejë Arben Vitinë në Ministrinë e Shëndetësisë

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka dalë në një konferencë për media, ku ka treguar çka ka biseduar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Pasi tregoi si shkoi takimi, Kurti u pyet nga gazetarët rreth zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

 

Përveç rezultatit të zgjedhjeve, Kurti u pyet edhe për fatin e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi po funksionon me ushtrues detyre, pasi ai kishte vendosur ta kandidonte ministrin Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.

Konkretisht, ai u pyet nëse do ta ktheje Vitinë përsëri në postin e të parit të Shëndetësisë.

Por, Kurti zgjodhi të mos përgjigjet në këtë pyetje. Ai u deklarua vetëm rreth rezultatit të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, deklaroi Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments