Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKosovaKurti në takim me ish-presidentin e BERZH-it: Prioriteti më urgjent i Kosovës...

Kurti në takim me ish-presidentin e BERZH-it: Prioriteti më urgjent i Kosovës është sigurimi i vaksinave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë së bashku me zëvendëskryeministrin për Intregrim Evropain, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe me ministrin e Financave, Hekuran Murtai, ka zhvilluar një takim virutal me Sir Suma Chkrabarti, ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Gjatë takimit, kryeministri Kurti, ka thënë se sigurimi sa më shpejtë i vaksinave mbetet prioriteti me urgjent i qeverisë që ai udhëheq.

“Si prioritete të tjera, janë identifikuar rritja e kreditimit për bizneset e vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimit në Kosovë sidomos për mërgatën, dhe targetimi i shpenzimeve të sektorit publik për të krijuar sa më shumë vende të punës”.

“Z. Chakrabarti ndau me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati sugjerimet e tij dhe përvojat e tij në fusha të ndryshme, ndër to luftimin e korrupsionit, prania e të cilit pengon zhvillimin biznesor dhe ekonomik në vend, dhe strategjitë më të mira për dizajnimin e një fondi sovran. Në fund, z. Chakrabarti u shpreh i hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të mirën e qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments