Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKurti në drekë me Dendias, ia tregoi kryediplomatit grek pritjet për takimin...

Kurti në drekë me Dendias, ia tregoi kryediplomatit grek pritjet për takimin me Vuçiqin në Ohër

Kryeministri Albin Kurti u takua me kryediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias për një drekë pune në Prishtinë.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti dhe Dendias “diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre”.

“Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit”, njoftoi ZKM-ja.

Kurti dhe Dendias “folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë”, siç njofton ZKM-ja.

“Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments