Tuesday, August 18, 2026
HomeLajmeKosovaKurti dhe partnerët e koalicionit në takim me Haxhiun – LDK, PDK...

Kurti dhe partnerët e koalicionit në takim me Haxhiun – LDK, PDK e AAK s’marrin pjesë

Takimi konsultativ i thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për çështjen e zgjedhjes së presidentit ka nisur sot.

Në takim po marrin pjesë lideri i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryetarja e Guxo-s, Donika Gërvalla, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe përfaqësues të partive të komuniteteve jo-serbe.

Takimi po zhvillohet pa pjesëmarrjen e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, të cilat kanë refuzuar ftesën për konsultime.

Haxhiu kishte ftuar liderët ose përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit dhe tejkalimit të situatës së krijuar politike. Partitë e ish-opozitës kanë mbajtur qëndrime të ndryshme lidhur me mënyrën e tejkalimit të bllokadës dhe formimit të institucioneve të reja.

Previous article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments