Monday, May 6, 2024
HomeLajmeKosovaKurti del kundër BE-së, insiston sërish në dialog të ri dhe jo...

Kurti del kundër BE-së, insiston sërish në dialog të ri dhe jo vazhdim të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës për takimin që do të ketë gjatë qershorit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai ka thënë se dialogu do të ketë platformë e strategji, mirëpo që aktualisht ky proces nuk është ende aktiv

“Natyrisht se parakusht për dialog të suksesshëm është përgatitja e mirë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi marrë më shumë kohë. Ne mendojmë që dialogu ka nevojë për një platformë dhe strategji. Ne ende nuk jemi ulur në tavolinë dhe rrjedhimisht s’mund të flitet për asnjë lloj dialogu. Më 18 maj ka pasur një darkë, mirëpo s’ka pasur takim me palën serbe dhe as dialog bilateral”, tha ai.

Tutje, Kurti ka dalë kundër BE-së, duke thënë se takimi me Vuçiqin do të jetë për dialog të ri, dhe jo për vazhdim të atij të vjetrit.

“Takimi i mesit të qershorit është diskutim mbi formatin dhe ecurinë e diskutimeve në të ardhmen. Është takim për dialogun e ardhshëm. Për këtë format do të jemi të përgatitur me platformë dhe strategji. Nëse tash nxjerrim platformë dhe strategji, është gabim në hapa. Tash nuk bën të nxjerrim platformë e strategji”, tha tutje.

Kurti tha se do të raportojë në Kuvend për çdo takim.

“Unë nuk mbaj përgjegjësi për deklaratat e të tjerëve. Do të ketë dialog të ardhshëm, por jo vazhdim të dialogut. Ashtu siç e kemi premtuar, për secilën fazë të bisedimeve unë do të ndajë informatat me Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments