Sunday, May 5, 2024
HomeSportKuqi aplikon për postin e trajnerit të Ispwich City

Kuqi aplikon për postin e trajnerit të Ispwich City

Trajneri i njohur kosovar, Shefki Kuqi është i interesuar për të drejtuar klubin anglez, Ispwich City.

 

Kuqi tashmë ka aplikuar për të drejtuar skuadrën angleze, për të zëvendësuar Cook.

“Unë e vendosa aplikimin tim (për të zëvendësuar Cook). U thashë se ku jam, ata e dinë se ku jam”.

“I kam ndjekur gjërat nga afër, kam qenë në shumë ndeshje dhe besoj fuqimisht se e di se çfarë duhet ndryshuar”.

“Gjithmonë kam thënë se kam kaluar kohën më të mirë të karrierës sime në Ipswich Town”.

“Që kur jam bërë menaxher, e kam ndjekur nga afër dhe besoj se e di saktësisht se çfarë po ndodh atje, cilat janë problemet dhe çfarë duhet bërë”, përfundoi Kuqi.

Ndërkohë, në rast që arrihet marrëveshja mes trajnerit kosovar dhe klubit, atëherë Kuqi do stërvit edhe yllin kosovar, Bersant Celina.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments